Leonardo DiCaprio në një lidhje me modelen 19-vjeçare/ Komentuesit në rrjetet sociale: Ajo nuk kishte lindur ende kur doli “Titanic”

Leonardo DiCaprio ka pushtuar jo pak shtypin e huaj me vajzat që e kanë shoqëruar herë pas here në daljet e tij. Së fundmi ai po përflitet se është në lidhje me modelen 19-vjeçare Iden Polanyi. Të dy u panë së bashku në një festë më 31 janar. Fakti që DiCaprio është 30 vite më i madh se ajo nuk ka kaluar pa u vënë re në rrjetet sociale.Eden Polanyi ka 195,000 ndjekës në Instagram dhe ka një karriere të shquar në modeling. Pas publikimit të saj në lajme, ajo thuhet se ka fshirë profilin e saj në Instagram.

Twitter ka shpërthyer me lajmet për lidhjen e tyre, pasi Polanyi është aq e re sa nuk kishte lindur as kur Titanic u publikua në vitin 1997. Të dy u panë duke shijuar shoqërinë e njëri-tjetrit në festë, me DiCaprio të veshur me rroba casual dhe Polanyi me një kostum gri me vija.

Është e paqartë se çfarë ka ndodhur me Victoria Lamas, 23-vjeçaren e cila është parë me të pak kohë më parë dhe u raportua se ishin në një lidhje. Disa nga komentet në Twitter ishin: “Mund të jetë babai i saj”, “Titanic” është më i madh se ajo.”


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *