LeBron James vendos rekord në NBA

LeBron James është shënuesi më i mirë në historinë e NBA. Basketbollistit të Los Angeles Lakers i mjaftuan 38 pikë për të thyer rekordin e Kareem-Abdul Jabbar që zotëronte prej gati 40 vitesh.

Me 38.390 pikë LeBron shkruajti historinë pas 20 vitesh karrierë ku ka zhvilluar 1.410 ndeshje. Për ta përgëzuar në fushë zbriti edhe Jabbar, ish ylli i basketbollit amerikan në vitet 70’-80’, i cili shënoi në 38.387 pikë.

Takimi me Oklahoma u ndal në çerekun e tretë për të nderuar LeBron James, që me këtë arritje plotëson një tjetër rekord në karrierën e tij historike. Lakers e humbën ndeshjen me rezultatin 133 – 130, por disfata u harrua në këtë mbrëmje historike për King James.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *