Lemi Muçën në Kashar do ta votojnë të gjithë… fëmijët nën 12 vjeç

Fushata qesharake e kandidatit të LSI-së. Mashkull ideal në Kinë, i pandalshëm si vetë LSI-ja, e deri tek rezervimi i tavolinës me posterin e tij

Prej javësh fushata ka nisur. Jemi prezantuar me kandidatët, atë që përfaqësojnë dhe atë që ata mendojnë për t’i paraqitur elektoratit.

Turlilloj kandidatësh. Nga Selami Jenishehri, që kush i shkon në takim e vë kandidat, e deri tek ata të përfolurit si të lidhur me krimin.

Por ka edhe kandidatë komikë. Një ndër ta është kandidati i LSI-së në Kashar, Lemi Muçaj. Lemi mban numrin 23 në renditjen e kandidatëve të LSI-së, për kryeqytetin. Lemi është nga Skrapari. Lemi është pjesë e strukturave të LSI.

May be an image of 2 people and people sitting

Njëkohësisht, Lemi është edhe vëllai i “mbretit të financave” shqiptare, Bajram Muçës, që siç thotë dhe vetë kandidat Lemi: “Është më i madhi n’vend…”

No description available.

Lemi është komik. Jo si person, pasi si individ është shumë serioz. Por është komik dhe qesharak në fushatën që bën.

May be an image of 5 people, people standing, people sitting and outdoors

Lemi shpjegon “shkencërisht” se përse numri 23 është numër me fat. Dhe sipas Lemit ai është mashkulli ideal për kinezët.

No description available.

 

Lemi është komik se kalamajt që gjen në rrugë në Kashar dhe Laprakë, i vë të bërtasin “Rama IK”, kujton se janë votues të tij.

Lemi është komik me videot që poston duke bërë vrap nga liqeni, të cilat në kuptimin e thellë të Lemit, tregojnë se Lemi është i pandalshëm si vetë forca që e propozoi.

Zgjedhjet po vinë. Edhe pak ditë do t’i drejtohemi kutive të votimit. Dilemë e madhe. Të votojmë ata për të cilët na përzihet stomaku, të votojmë shokët dhe shoqet e Selami Jenishehrit apo këta komikët si Lemi.

No description available.

 

Edhe vetë fleta e votimit, iu përshtat formatit të këtyre personave. Një fletë e rrëmujshme, e paqartë dhe pa identitet. Fiks si këta që kërkojnë votën.

May be an image of 3 people and people standing

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *