Kush është Alexander Smith? ‘Udhëtari në kohë’ i cili ka dhe një foto nga e ardhmja!

Alexander Smith vjen nga një radhë e gjatë e të ashtuquajturve ‘udhëtarë të kohës’,  të cilët pretendojnë se është më shumë se thjesht një fantazi fantastiko-shkencore.
Pra, çfarë pretendon të ketë parë dhe, në mënyrë thelbësore, pse nuk e ka shfrytëzuar kurrë njohurinë e tij?

Kush është Alexander Smith?
Aleksandri, i cili pretendon të ketë shkuar në vitin 2118, dha një intervistë ku nuk arriti të shpjegojë se si udhëtoi në kohë. Por ai pretendoi se kishte prova në formën e një fotografie të turbullt e cila dukej se tregonte një rresht ndërtesash të gjelbra, në formë të çuditshme. Ai pretendon se ky është horizonti i një qyteti 100 vjet në të ardhmen dhe thotë se udhëtimi në kohë mund të shtrembërojë fotografitë.

Alexander Smith thotë se ishte përfshirë në një eksperiment të fshehtë të CIA -s dhe që po rrezikon jetën e tij duke folur për të ardhmen.  Ndryshe nga njerëzit e tjerë që pretendojnë se kanë udhëtuar nëpër kohë, ai nuk ka këmbëngulur që të mbulojë fytyrën e tij ose të ndryshojë emrin e tij.

Në video ai më pas ofron prova për udhëtimin e tij në kohë dhe tregon një foto që ai pretendon se konfirmon historinë e tij.

“Unë shkova në të ardhmen dhe pastaj përsëri në të kaluarën. E gjithë kjo ndodhi në vitin 1981. Unë kam diçka për t’ju treguar sot. Kjo fotografi është bërë në vitin 2118. Kjo fotografi ishte qyteti ku kam ecur.”

Image

Smith shtoi: “Zgjodha të prisja deri tani për t’ju ​​zbuluar këtë foto sepse nuk e dija nëse bota ishte gati ta shihte. Ishte një foto nga e ardhmja të cilën munda ta merrja përsëri. Qeveria konfiskoi fotografinë origjinale, por para se ta merrnin nga unë, unë arrita të bëj kopjen që ta paraqisja para jush.”

Smith, i cili pretendon se po e ekspozon veten ndaj rrezikut duke kryer intervistën, gjithashtu foli dhe për alienët.

“Në fakt, ka kontakt me alienët inteligjentë shumë kohë para se të zbulohej për publikun. Këta të huaj nuk jetojnë domosdoshmërisht mes nesh, por ata na vizitojnë herë pas here. Alienët erdhën për herë të parë në tokë në mesin e shekullit 21,” është shprehur Smith.

Aleksandri tregoi gjithashtu se raca njerëzore po kërcënohet nga ngrohja globale duke u shprehur:

 “Kërcënimi numër një për njerëzimin siç e njohim është ngrohja globale, rritja e nivelit të detit dhe rritja e CO2 në atmosferën tonë. Ne duhet të ndërmarrim hapa tani për të luftuar ngrohjen globale,” tha Smith

Ndërsa përsa i përket Luftes së Tretë Botërore sipas Smith ajo do të shpërthejë mes Koresë së Veriut dhe SHBA-së dhe se bota do të bëhet vend më i jetueshëm pas kësaj lufte.

Image

/Burimi: The Sun/ Përshtati Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *