Kurti: Vetëm pas zgjedhjeve të reja mund të ketë kryetarë të rinj

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se vetëm pas zgjedhjeve të reja në veri të vendit mund të ketë kryetarë të rinj për komunat me shumicë serbe.

Në një deklaratë për mediat, Kurti është shprehur se “sundimi i ligjit duhet të vlejë për të gjithë dhe se nuk mund të ketë asnjë pakicë të privilegjuar”.

“Veriu i Kosovës ka nevojë për zgjedhje të lira, por paraprakisht nevojitet sundim i ligjit dhe fushata për zgjedhje të jetë e lirë. Unë e kuptoj që në zgjedhjet që janë mbajtur në veri të Kosovës ka pasur dalje shumë të ulët dhe legjitimiteti është i vakët, mirëpo këta kanë pak legjitimitet e ata të tjerët kanë aspak legjitimitet”, u shpreh kryeministri kosovar.

“Prandaj, pas zgjedhjeve të reja mund të ketë kryetarë të rinj, e nuk mund të ketë kryetarë pa zgjedhje të reja dhe zyrat e ndërtesat e komunave në Leposaviq, Zveçan e Zubin Potok janë asete të Kosovës”,- vijoi ai.

Më tej, Kurti ka deklaruar se gjithçka është duke shkuar drejt normalizimit, ndërsa ka shtuar se për t’u bërë kjo sa më shpejt adresa për trysni është Beogradi e jo Prishtina.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *