BE kërkoi zgjedhje të reja në veri të Kosovës, reagon kryeministri Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj deklaratës së Bashkimit Europian ku bëhet e qartë se do të ketë pasoja të ndërmarra ndaj Kosovës dhe Serbisë nëse do të përsëritet e njëjta situatë me tensionet në veri të Kosovës.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, Rama tha se prania e policisë së Kosovës në mbrojtje të ndërtesave bosh është një lëvizje absurde dhe se gjithashtu vendosja e ushtrisë serbe në kufi është veprim aspak evropian.

“BE-ja nuk mund të ishte më e qartë! Vazhdimi i këtij mosplani absurd duke vendosur policinë për të mbrojtur ndërtesat boshe në të cilat zyrtarët e zgjedhur nuk mund të hyjnë, dhe nga ana tjetër, vendosja e trupave të ushtrisë për të kënduar në kufirin e një vendi tjetër nuk mund të ishte më vetëshkakuese dhe më pak evropiane”- shkruan Rama.

Më herët, përfaqësuesi i lartë i BE, Josep Borrell ka bërë me dije se do të ketë masa ndaj Kosovës dhe Serbisë nëse nuk do të ketë një ulje të menjëhershme të tensioneve.

“BE-ja bën thirrje për deeskalim të menjëhershëm, zgjedhje të reja lokale në 4 komunat në veri të Kosovës dhe angazhim në dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Ne jemi të gatshëm të zbatojmë masa të vendosura nëse Kosova dhe Serbia nuk i zbutin menjëherë tensionet”– shkruan Borrell.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *