Kurti: Serbia po shfaq agresion të hapur, kërcënim për rajonin

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në seancën plenare në Kuvend ditën e sotme ka thënë se Serbia po shfaq agresion të hapur ndaj tyre dhe ky është kërcënim për të gjithë rajonin. Gjithashtu Kurti është shprehur se veriu i Kosovës nuk është demokratik sepse nuk ka pluralizëm demokratik.

“Ta ndihmojnë komunitetin serb të ketë pluralizëm politik, më shumë se një parti, të bëjmë çështje e mundur që serbët të çlirohen. Serbia po shfaq agresion të hapur ndaj Kosovës, dhe ky është kërcënim për rajonin. Kosova nuk është demokratike në Veri, për shkak të Beogradit, i cili nuk lejon parti tjetër përveç, Listës Serbe”, u shpreh Kurti.

Në foltoren e Kuvendit, kryeministri Kurti tha se ndajnë qëllime të përbashkëta me partnerët për korrupsionin dhe krimin e organizuar, por në rastin e Serbisë qasja nuk mund të jetë e njëjtë.

“Qasja ndaj Serbisë nuk mund të jetë e njëjtë. Në Serbi shtypet liria, demokracia. Jemi të gatshëm të ndihmojë në demokratizimin e Serbisë, por jo të paguajmë për të. Policët e Kosovës nuk po bëjmë asgjë tjetër përveçse po mbrojnë Kushtetutën dhe ligjin në shtetin e tyre të pavarur”, tha Kurti.

Prej ditësh në veri të Kosovë vijojnë protestat e komunitetit serb të cilët kundërshtojnë zgjedhjen e shqiptarëve në 4 komunat veriore, Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviç dhe Zubin Potok./t

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *