Haradinaj: Kurti ka mashtruar aleatët tanë

Kryetari i Ardhmërisë së Kosovës, Ramush Haradinaj, u kërkoi deputetëve të Kuvendit të nisin një mocion mosbesimi dhe të shkarkojnë qeverinë e Albin Kurtit.

Ai tha se Kurti ka mbjellë një pabesi të madhe ndaj aleatëve më të mëdhenj të Kosovës, përfshirë këtu Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që janë elementi kryesor që ka garantuar shtetësinë e Kosovës.

Haradinaj: “Ne përballemi me Serbinë që prej se kur ekzistojmë, kemi pasur dhe kemi armiqësi dhe kjo nuk është diçka e re. Planet e tyre për pengimin e Kosovës i dimë mirë. Kemi të bëjmë me një: Mosbesim deri në pabesi, jo befasi.  Kurti I sotmi, dikur kreu i VV, ka ngjallur, ka krijuar mosbesim të brendshëm dhe e ka ushqyer një mosbesim dhe është rritur me ketë mosbesim. E ka kultivuar një mosbesim edhe me aleatët. Kurti ka mbjell dhe ka nxit poshtërim të të gjitha figurave dhe vlerave të krijuara me mund. Kurti është synonim i poshtërimit deri në pabesi, ka poshtëruar aparatin shtetëror dhe ka poshtëruar edhe popullin e vet. Ka elemente të tradhtisë te mashtrimi i Kurtit. Ai po tenton t’i mashtrojë edhe aleatët e sigurisë, garantët e sigurisë tonë. Mashtrimet e tij janë tradhti e llojit të vet. Është detyra jonë, që të reflektojmë se çfarë po na ndodh?Nga kjo fiton Rusia, armiqtë tanë, fiton Serbia dhe bandat që i përmendet. Të shkojmë në mocion dhe ta ndërpresim dhe ta shkarkojmë qeverinë Kurti”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *