Kujdes kur të udhëtoni për në Itali! Hyjnë në fuqi masat e reja anti-Covid, ja çfarë rrezikoni…  

Italia po përjeton këto kohë atë që me plotë gojë mund të konsiderohet si një “Diktaturë sanitare”, ku nëse je i pavaksinuar ose nuk do që ta bësh atë, je një soj si një i burgosur brenda një kampi përqendrimi.

Kjo “dhuratë” italianëve iu është bërë nga qeveria e Mario Dragit, i cili nuk ka marrë fare parasysh protestat masive në qindra mijëra qytetarëve në mbarë vendin, por ka kërkuar një represion masiv policor dhe shtrëngim masash për të gjithë të pavaksinuarit.

Për pasojë, nga kjo e hënë në Itali hyjnë në fuqi rregullat e reja anti-Covid, si dhe ajo që po konsiderohet si “Super Green Pass” që do të përdoret edhe në zonën e sigurt.

Dekreti ministror i miratuar me 24 nëntor, parashikon gjoba nga 400 deri në 1 mijë euro për këdo që tenton të hyjë në bare dhe restorante, pa pasur dokumentin që tregon bërjen e vaksinës.

Qeveria mendon se do të shtojë ndërgjegjësimin e masës, teksa i bllokon aksesin personave të pavaksinuar.

Draghi ka angazhuar të gjithë forcat policore që të bëjnë kontrolle të detajuara në të gjitha ambientet e ndaluara dhe kushdo që nuk bindet të tregojë certifikatën e gjelbër, që lidhet me vaksinimin apo kalimin e sëmundjes, do të gjobitet por edhe mund të ndalohet nga policia.

Ky dokument do të kërkohet në mbarë vendin, në të gjitha format e transportit, por edhe aktivitete të tjera që parashikojnë praninë e të tjerë personave afër jush.

Në fuqi, do vijojë të mbetet tamponi negativ për të shkuar në punë, në palestër, të qëndroni natën në hotel, por jo për bizneset e gastronomisë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *