Kreu i ri i SHISH/ Bardhi: Presidenti të informohet mbi arsyet e…

Vlora Hyseni, e cila u propozuar nga kreyministri Rama për tu emëruar në krye të Shërbimit Informativ Shtetëror është shkarkuar më herët nga qeveria Kurti në Kosovë.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi shkruan se presidenti Begaj duhet të informohet mbi arsyet e largimit të Hysenit nga posti i shërbimeve të inteligjencës së Kosovës. Ai tha se ky institucion nuk mund të jetë nën kontrollin personal të Ramës.

“Edi Rama ka njoftuar se ka propozuar Znj. Vlora Hyseni si drejtore e Shërbimit Informativ Kombëtar. Mediat raportojnë se znj. Hyseni është shkarkuar nga shërbimet e inteligjencës në Republikën e Kosovës, me dyshimet për “zbulim ose mosruajtje të informacioneve të klasifikuara”. Këto raportime janë shqetësuese dhe ngrenë dyshime mbi integritetin e znj. Hyseni.

Presidenti i Republikës është i detyruar të marrë informacionet e plota pranë institucioneve të Republikës së Kosovës mbi arsyet e largimit të saj nga të gjitha pozicionet në shërbimet e inteligjencës së Republikës së Kosovës. Për këtë Presidenti i Republikës ka detyrimin të bëjë transparencë për opinionin publik dhe të informoj edhe Kuvendin e Shqipërisë mbi çdo informacion që do të sigurojë.

Siguria kombëtare e Shqipërisë është ngushtësisht e lidhur me sigurinë kombëtare të Kosovës. SHIK nuk mund të jetë kurrë institucion nën kontrollin personal të Edi Ramës, me përzgjedhje personale të tij dhe pa asnjë argument që siguron pavarësinë e Shërbimit Informativ Kombëtar dhe ushtrimin prej tij me profesionalizëm e paanësi të misionit të mbrojtjes së sigurisë kombëtare” – shkruan Bardhi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *