Korçë/ Arrestohet polici, i dehur në timon përfshihet në një aksident

Një efektiv policie në Korçë ka qenë duke shkuar për të marrë detyrën në Stacionin e Policisë Kufitare Pustec, por ka qenë nën efektin e alkoolit. Ai ka qenë duke lëvizur me makinë drejt vendit të punës, por duke qenë nën efektin e alkoolit është përfshirë në një aksident rrugor.

Ai është përplasur me një furgon në aksin Korçë – Bilisht, ndërsa më pas i është bëri testi i alkoolit dhe ka rezultuar pozitiv. Ndaj policit 58 vjeçar, R.XH., rëndon akuza për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Materialet procedurale do t’i përcillen Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *