“Kokat e prera të rilindjes” në 10 vite qeverisje

 

Kryeministri Edi Rama shpesh ka përzënë e çuar në pranga bashkëpunëtorët më të afërt, besnikë e të bindur, që me apo pa dëshirë i kanë firmosur çdo zullum. Prej 10 vitesh qeverisje socialistët kanë bërë edhe një rrugëtim sakrificash të mbushur me “kurbanë” për hir të vijimësisë së pushtetit.

Në këto 10 vite sundim e patundshmëri nga kryeministria, kryesocialisti ka larguar nga “rehatia qeverisëse” plot 5 zëvendës kryeministra: Niko Peleshi, Ledina Mandia, Senida Mesi, Erjon Braçe e Arben Ahmetaj. “Kurbanët” e “socialistëve” në këto 10 vite sundim, ka prekur edhe 37 ministra, disa duke i mbajtur e ricikluar në detyra të tjera brenda partisë.

Konkretisht, janë përzënë Shkëlqim Cani, Ditmir Bushati, Saimir Tahiri, Fatmir Xhafaj, Sandër Lleshaj, Pandeli Majko, Damian Gjiknuri, Milena Harito, Ermonela Felaj, Eduard Shalësi, Eglantina Gjermeni, Bledar Çuçi në 3 ministri, Arben Ahmetaj në 3 ministri, Blendi Klosi në 2 ministri, Lindita Nikolla, Ermonela Felaj, Eduard Shalësi, Etilda Gjonaj, Anila Denaj, Nasip Naço, Ilirjan Celibashi, Lefter Koka, Sonila Qato, Ylli Manjani, Sokol Dervishaj, Helga Vukaj, Dritan Demiri, Gent Cakaj, Besa Shahini, Edmond Panariti, Edmond Haxhinasto, Xhuljeta Kërtusha (Ministre e Punës), Petrit Vasili, Klajda Gjosha, Gazmend Bardhi e Mirela Karabina.

Edi Rama nga kabineti i tij i afërt qeveritar, gjatë 10 viteve sundim ka larguar edhe 167 zëvendës ministra, 6 drejtorë anti-korrupsion, 62 drejtorë sektorësh në kryeministri, 4 avokatë shteti, 3 drejtorë shërbimesh qeveritare e 83 këshilltarë, ndërsa të vetmin këshilltar që nuk e ka larguar, është Baton Haxhiu i çështjeve të Kosovës në projektet e Serbisë.

Ndër ministrat e mbetur prej 10 vitesh në kabinetin e Edi Ramës, kanë mbetur Peleshi ish-zëvendës kryeministër e 2 herë ministër, Olta Xhaçka dhe Milva Ikonomi nga 3 herë ministra; ndërsa të tjerët janë përzënë nga PS, janë në burg e në kërkim ose u janë dhënë detyra në PS e mandate deputeti.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *