Konfirmohet rasti i parë me hepatit akut te fëmijët në Greqi, kërkohet mbajtja në monitorim

Pas Italisë, edhe në Greqi është zbuluar një rast te një foshnje me hepatit në qytetin e Kretës.

Mediat bëjnë me dije se po hetohet nëse ka lidhje me sëmundje inflamatore të mëlçisë që janë raportuar në mbarë botën.

Rasti i konfirmuar me hepatit është një djalë 14 muajsh i cili kishte qenë i infektuar me COVID disa muaj më parë.

Pak ditë më parë fëmija ka shfaqur probleme shëndetësore dhe prindërit e kanë dërguar për ekzaminim tek mjeku pediatër.

Ekspertët kanë rekomanduar që i mituri të qëndrojë nën monitorim të vazhdueshëm.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *