Konfirmohen zërat se janë në lidhje? Bora Zemani dhe Atdhe Xharavina filmohen së bashku

Një romancë e mundshme mes Bora Zemanit dhe Atdhe Xharavinës është përfolur shumë në media. Kjo pasi Atdheu ka shprehur simpatinë që ka ndaj Borës pas daljes nga emisioni.

Ai është pyetur për një lidhje më të gjatë të cilën ai e ka mohuar, madje është shprehur se është i dashuruar momentalisht.

Së fundmi dyshja është xhiruar në një lokal dhe nga qëndrimi duket se janë duke debatuar.

Madje Bora duket tejet e acaruar dhe është duke i bërtitur Atdheut. Për çfarë vallë?

Nuk dihet ende se në çfarë momenti është kapur kjo video: gjatë kohës që xhirohej Përputhen apo tani vonë.

Gjithsesi kaq mjafton për të ngritur dyshime të shumta se dyshja në fjalë janë në lidhje.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *