Kokat le të hanë nuk pi më ujë/ Jo vetëm kriminelë, të pafajshëm dergjen rrugëve të vendit

Qytetarët shqiptarë po përballen me një nivel të lartë pasigurie për jetën. Krime që marrin jetë të pafajshme njerëzish kanë përgjakur rrugët e Shqipërisë nga veriu në jug, e ndërsa autrorët enden të lirë pa vrarë mendjen për institucionet e drejtësisë. Ditën e sotme një qytetar 60-vjeç, Pal Kola, i cili punontë si rojë sigurie pranë abienteve të Top Chanel, u vra në mënyrë misterioze nga autorë të paidentifikuar.

Ndëkohë ditë më parë mbrëmjen e 12 marsit të 2023, një tjetër qytetare e pafajmshme, Mimoza Paja nga Tirana humbi jetën, si pasojë e një atentati me armë zjarri, që u regjistrua në një lokal në zonën e “Don Boskos”, ku kjo e fundit punonte si banakiere, për të siguruar bukën e gojës.

Pronari i këtij lokali, ku u derdh breshëri plumbash nga persona ende të paidentifikuar, që shkaktoi një viktimë dhe pesë të plagosur, ishte Fatjon Murati, i dënuar me heqje lirie për posedimin e municioneve dhe armëve të zjarrit. Murati u dënua me “arrest me burg”, por masa iu zbut në “arrest shtëpie”, duke bërë që ky ai të përfitojë dhe t’u shamnget institucioenve të drejtësisë.

Kjo nuk është hera e parë që një person shpallet në kërkim, disa ditë pasi Gjykata përcakton për ta masë më të lehtë sigurie. Duket se lehtësimi i kësaj të fundit favorizon kriminelet, të cilët ia hedhin “pa larë”, Drejtësisë. Megjithëse kanë kaluar kohë nga kryerja e krimit, autorët jo vetëm që nuk janë kapur, por ata akoma as nuk janë identifikuar, ndonëse ambienti survejohej nga kamera sigurie. Hetimet e ngjarjes vijojnë, me shpresën që një ditë përgjegjësit do të vihen para drejtësisë.

Përplasje mes bandave të krimit në vend, jo pak herë u ka marrë jetën personave të pafajshëm. Po çfarë po bën qeveria për të çuar para drejtësisë autorët e masakrave?
Asgjë, me shumë se fjalë. Madje kohë më parë Kryeministri Rama lidhur më ngjarjet kriminale në vend ka deklaruar: Këta që hanë kokën e njëri-tjetrit, ta dish që sa herë hanë kokën e njëri-tjetrin, nuk ndjej asgjë tjetër veçse një frymëmarrje të thellë, dhe them hënkshin kokat e njëri-tjetrit. Ramës duket se i ka dalë nga mendja se këta kriminalet janë bërë shkas për vrasje të qytetarëve të pafajshëm, ose ndoshta ka dashur të bëjë të “pa diturin”.

Por përveç se kokave të zhytura në krim sot po “prihen” edhe koka të pafajshmish.

Jo vetëm kryeministri, por edhe anëtarë të kabinetit të tij qeverisës, lëviznin ‘gishtat’ vetëm në rrjetet sociale, për të dënuar aktet kriminale. Kryeministri dhe ministrat vijojnë të propagandojnë në foltoren e Kuvendit se kanë rritur sigurinë, duke guxuar të flasin dhe me shifra, por referuar ngjarjeve të fundit, nuk rezulton kështu. Kriminelet që vrasin hapur në rrugët e Tiranës, duket se nuk kanë ndërmend të ndëshkohen apo parandalohen nga shteti, pasi asnjë nga institucionet nuk kanë marrë seriozisht situatën e rëndë në vend, pasojët e të cilës po i vuajnë qytetarët. S/O

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *