Xhaçka takim me homologun e Maqedonisë së Veriut: Mbështesim marrëveshjen Kosovë-Serbi

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Evropën, Olta Xhaçka ka zhvilluar një takim në Maqedoninë  e Veriut, me të cilin ka zhvilluar një konferencë të përbashkët për bashkëpunimin dypalësh.

Kryediplomatja thekson se në fokus të bisedimeve miqësore mes dy vendeve kanë qenë edhe sfidat e vendeve të Ballkanit Perëndimor pas agresionit rus në Ukrainë.

“Ne patëm mundësinë të diskutojmë ashtu sic tha Bujari për mënyrat sesi mund ta intensifikojmë edhe më tej bashkëpunimin mes nesh në fusha si infrastruktura, energjia, shkëmbimet tregtare, turizmi, arsimi, kultura etj. Me Bujarin ndajmë një vizion të përbashkët edhe për Korridorin apo Iniciativën 8 e cila përtej dimensionit të saj rajonal e evropian, mund e duhet të shërbejë edhe si boshti i bashkëpunimit e shkëmbimeve mes vendeve tona. Unë e di që Bujari ka qenë veçanërisht aktiv në promovimin e kësaj iniciative dhe dua të ndaj me ju faktin që edhe Qeveria Shqiptare është duke punuar për këtë iniciativë, e cila sot përtej dimensionit thjesht infrastrukturor e ekonomik, ka përftuar edhe një dimension të rëndësishëm sigurie në kontekstin e luftës në Ukrainë.” – u shpreh ministrja.

Me tej, ministrja u ndal edhe tek procesi i anëtarësimit në BE të dy vendeve, duke marrë shkasë nga rrugëtmi “uniformë” që dy vendet patën për të çelur negociatat me unionin. Shefja e diplomnacisë sheh të udhës ky bashkëveprim dhe marrëdhënie e ngushtë diplomatike të jetë po aq aktive, në mënyrë që rruga drejt Bashkimit Evropian të jetë po aq e lehtë sa edhe sfiduese.

Në kuadër të vizitës së saj, Xhaçka ndau për mediat edhe bisedën e bërë për vlerësimin e  Shqipërisë për marrëveshjen Kosovë-Serbi që u akordua në Ohër. Ministrja nënvizon se edhe pse dokumenti nuk është nënshkruar nga asnjëra palë, ujdia u arrit dhe Shqipëria e mirëpret. Ajo gjithashtu vlerësoi Maqedoninë  e Veriut për mikpritjen e këtyre negociatave historike.

“Ndava me kolegun Osmani, vlerësimin tonë lidhur me dialogun Kosovë-Serbi. Ne e mirëpritëm marrëveshjen e arritur në Ohër më 18 mars për zbatimin e aneksit të marrëveshjes për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, edhe pse dokumenti nuk është nënshkruar prej tyre. Ne e vlerësojmë rolin lehtësues të qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe është një rastësi e mirë që Marrëveshja Kornizë e Ohrit është nënshkruar në të njëjtën ndërtesë 22 vjet më parë. Ne mendojmë se kjo marrëveshje do të kontribuojë në forcimin e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor dhe perspektivën e tij euroatlantike dhe konsolidimin institucional demokratik. Mbështesim angazhimin e BE-së dhe SHBA-së në zbatimin e aneksit që është pjesë integrale e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve.”– përfundoi Xhaçka.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *