Kokaina në Fier, flet kryeplaku: Banesa është e ish-kryetarit të komunës, brenda u gjetën 200 thasë me…

Ditën e sotme policia sekuestroi një sasi të madhe kokaine në një banesë në Fier ku tashmë ishte kthyer në një laborator kokaine.

Në një prononcim për mediat, Kryeplaku i fshatit Frakull e Madhe, Fiqeret Muçaj ka treguar informacionet që ai kishte rreth vendit.

Muaçaj tha se nuk ishte në dijeni se në godinë ndodhej lëndë narkotike, ndërsa shtoi se pas kontrolleve u gjetën vetëm thasë të mbushur me pleh.

“Mund të jenë nja 200 thasë, ishin përjashta. Vetëm fishekë kishte brenda. Nuk e di nga kishin ardhur thasët,” u shpreh ai.

Banesa që ishte kthyer në laborator droge është në pronësi të Viktor Çervanaku, i cili është ish-kryetar i komunës Frakull dhe është edhe drejtor në Bashkinë e Tiranës.

“Nuk e njoh për të tillë, ka qenë kryetar komune. Është drejtor në bashkinë e Tiranës. Nuk është magazinë, e ka shtëpi,” shtoi ai.

Kujtojmë se një megaoperacion i zhvilluar mes DEA-s dhe SPAK dhe policisë malazeze është zhvilluar mbrëmjen e së enjtes në kuadër të të cilit u zbulua edhe laboratori që përdorej për përpunimin e kokainës në Frakull të Fierit. Operacioni vijon prej tre muajsh pasi policia malazeze zbuloi një sasi prej 400 kilogramë pleh kimik në Tivar.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *