Berisha: Porti i Durrësit si afera e inceneratorëve, 60% të aksioneve i kanë Rama me Olsin

Kreu i PD, Sali Berisha u rikthye këtë mbrëmje në Kuvend për të diskutuar në lidhje me projektin e Portit të Durrësit.

Gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit, Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka përdorur të njëjtën skemë si në rastin e inceneratorëve ashtu edhe në Portin e Durrësit për të vjedhur. Sipas Berishës, në të dyja rastet, shkelet çdo ligj dhe çdo akt ndërkombëtar i Shqipërisë.

Kryedemokrati e akuzoi po ashtu kryeministrin se po ndërton 12,600 apartamente së bashku me klientelën e tij.

“Sërish kthehem tek projekti i plaçkitjes më të madhe të këtij vendi, Plaçkitjes së pronës më të çmuar që është Porti i Durrësit. Këtu është një model absolutisht copy paste i krijimit të ndërmarrjes së dytë më të madhe të Edi Ramës si ajo e djegsave. Djegësit me portin Marina Bay janë diametralisht të kundërta por në praktikë janë si një pikë ujë e ndarë në dysh. Njësoj si në rastin e djegësve bëhet një procedurë e super përshpejtuar.

Rama ndërton 12600 apartamente me klientelën e tij, një port jahtesh, i kanë vënë seleksion edhe qytetarëve që hyjn dhe dalin në plazh. Si ka mundësi që kjo sipërmarrje fillimisht u shpall me jetëgjatësi 7 vjeçar? Të gjithë investimet i kryeson kryesipërmarrësi Rama. Tani që u zgjat në 20 vite? Çfarë e keni këtë afat? E zgjat Rama për fitimet e tij. Kush janë 60 përqind e aksionerëve Offshore? Rama Olsi dhe klientela e tyre. Ju thoni 7800 mln, do jenë paralarje. Ju që tani kemi nisur të vidhni me Bitcoin. Nuk jeni ju që sollët me urgjencë ligjin për Bitcoin dhe tani mbushni xhepat me monedha digjitale dhe çojnë në Lindje. Bitcoin të vjedhura me call center përfundojnë ose monedha nga Josifi ose në Arabi”, deklaroi Berisha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *