Kim Kardashian zbulon arsyen e ndarjes nga Pete Davidson

Kim Kardashian ka zbuluar detaje nga ndarja e saj me Pete Davidson, pas një viti lidhjeje. Ajo foli për mënyrën se si shkoi ndarja, duke u shprehur se pas ndarjes, kishin komunikim të mirë.

Kim po ashtu ka konfirmuar se aktualisht nuk është në një lidhje dhe se është krenare sesi ajo dhe Pete e kanë përballuar përfundimin e lidhjes.

“Kemi pasur shumë biseda, kemi biseduar për këtë. Kështu që në fund doli që ne e vendosëm për më mirë. Është padyshim e trishtueshme. Nëntë muaj janë një kohë e gjatë dhe me plot veshtirësi. Ai ka kaluar shumë, e dini, për shkak të martesës sime të mëparshme”,- tha Kim.

Sido që të jetë, nuk ka raport të keq mes Kim dhe Pete, ndryshe nga ish-bashkëshorti i saj Kanye West. Ish-çifti është parë duke biseduar miqësisht në Met Gala-n e fundit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *