“Demat” fitojnë kampionatin/ Jehonë në mediat italiane

Superliga shqiptare mbylli dje këtë sezon, me Partizanin që fitoi titullin numër 17-të në histori. Me pikë të barabarta me Tiranën (67), gjithçka u vendos pas shumatores së përballjeve direkte mes tyre.

Të udhëhequr nga italiani Giovanni Colella, “Demat” fituan 2-0 me Teutën në ndeshjen e fundit. Lajmi ka bërë jehonë edhe në Itali: “Një sukses nga Giovanni Colella, trajneri italian që udhëhoqi ekipin drejt triumfit: ai është i pari nga bashkatdhetarët tanë që arrin të fitojë Superligën në Shqipëri. Për t’u theksuar duke pasur parasysh përfundimin në pikë të barabarta, teksa në fund vendosën përplasjet e drejtpërdrejta mes tyre” 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *