Kiara poston foton krah Luizit, komenti i këngëtarit merr vëmendje

Këngëtari Luiz Ejlli dhe moderatorja Kiara Tito janë çifti më i komentuar i momentit në rrjet. Dy ditë më parë ata kanë qenë të ftuar në dasmën e vajzës së politikanit Tom Doshi. Luizi ishte veshur me një kostum klasik të zi, ndërsa Kiara me një fustan të kuq.

Kiara ka postuar një foto me Luizin nga dasma dhe krahas fotos shkruan: “Zarfi i zi apo i kuq?”, duke iu referuar zarfeve në Big Brother Vip, teksa e shoqëron dhe me një emoji.

Fotoja ka marrë mijëra pëlqime dhe komente pozitive, teksa nuk mungojnë dhe batutat nga ish-banorët e BBV, por komenti që ka marrë më shumë vëmendje është ai i Luizit.

“Rrini urtë se e fillova zinxhirin” – shkruan Luizi duke iu referuar lojës së nominimeve në BBV.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *