Këngëtarja habit me deklaratën: Kushëriri im u vaksinua dhe u bë impotent, pas kësaj e la gruaja…

Këngëtarja Nicki Minaj është infektuar me Covid-19 teksa po xhironte një videoklip dhe po bëhej gati për të qenë pjesëmarrëse në ‘Met Gala’. Ajo tha se nëse do të duhej të vaksinohej, nuk do ta bënte Met Gala apo event tjetër por për veten e saj.

Minaj nuk ka vendosur ende nëse do ta bëjë vaksinën apo jo. Më tej ajo ka treguar dhe historinë e kushëririt të saj, shoku i të cilit mori vaksinën e ditë më pas u bë impotent.

Kushëriri im në Trinidad nuk do të marrë vaksinën pasi shoku i tij e mori atë dhe u bë i pafuqishëm. Testikujt e tij u ënjtën. Miku i tij ishte javë larg martesës, tani vajza e anuloi dasmën. Pra, thjesht lutuni dhe sigurohuni që jeni të kënaqur me vendimin tuaj“- tha reperja.

Mirëpo reperja zbuti qëndrimin e saj ndaj vaksinës, duke thënë se ka të ngjarë që ta bënte pasi do ti kërkohej kur të udhëtonte.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *