Kelly Clarkson i detyrohet 200 mijë dollarë dëmshpërblim mujor ish-bashkëshortit pas divorcit

Këngëtarja Kelly Clarkson duhet t’i japë ish-bashkëshortit të saj, Brandon Blackstock një shumë prej rreth 200.000 dollarë në muaj pas divorcit të tyre.

150 mijë dollarë do të jepen si ndihmë bashkëshortore ndërsa 45,601 dollarë do të jepen për mbështetjen e dy fëmijëve të tyre River dhe Remington, pasi Clarkson ka kujdestarinë kryesore për të dy fëmijët.

Dyshja paraqitën kërkesën për divorc në qershor të 2020.

Blackstock kërkoi që të merrte dyfishin e shumës përfundimtare si mbështetje financiare, që do të thotë se dëshironte të merrte rreth 436 mijë dollarë në muaj, por megjithatë këngëtarja do duhet të paguajë edhe 1.25 milion dollarë  për të mbuluar tarifat e avokatit dhe shpenzimet e vazhdueshme gjatë procesit të divorcit.

Të ardhurat mujore të Kelly-t llogariten të shkojnë në 1.5 milion dollarë, ndaj për të konsiderohet ‘dëm i vogël’.

Blackstock ka punuar si menaxher i Clarkson që nga viti 2007, së bashku me babanë e tij Narvel. Pas divorcit këngëtarja akuzoi ekipin e menaxhimit për mashtrim duke pretenduar se kanë punuar pa licencë dhe se i detyrohen asaj miliona.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *