Katte Middleton përfundon në spital, i nënshtrohet operacionit!

Princesha e Uellsit, Kate Middleton i është nënshtruar një operacioni të rëndë në bark ditën e sotme.

Në një njoftim zyrtar nga “Kensington Palace” mësohet se Kate pritet të qëndrojë në spital nga 10 deri në 14 ditë, përpara se të rikthehet në shtëpi për të vazhduar detyrimet e saj. Një situatë e cila ka ngjallur shumë dyshime dhe frikë në Britani, si për shëndetin e princeshës ashtu dhe për kohën e gjatë të rikuperimit të saj, teksa zërat e parë flisnin se ajo mund të vuante nga kanceri.

Spekulime të hedhura poshtë nga prestigjozia britanike “Daily Mail”, gjithashtu në njoftimin e pallatit mbretëror të Uellsit shpjegohet se Kate është mirë pas operacionit dhe rikthimi i saj në krye të detyrës do të jetë pas dy javësh ndërsa në momentin që do të ketë një informacion të rëndësishëm mbështetësit e princeshës do të informohen menjëherë.

Por kjo është një situatë e cila do të ndikojë jo pak në zbatimin e detyrave nga ana e familjes mbretërore. Sipas Daily Mail, Princi William do të ndryshojë gjithashtu të gjithë orarin e tij, duke anuluar detyrat mbretërore ndërsa Kate është në spital dhe gjatë periudhës së parë të kthimit të saj në shtëpi.

As William dhe as Kate nuk do të udhëtojnë jashtë vendit në muajt e ardhshëm. William dhe Kate besohej se kishin planifikuar një vizitë të profilit të lartë në Romë këtë pranverë, si pjesë e një “sulmi magjepsës” evropian, por plani i tyre tani është vënë në pikëpyetje.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *