Kaos në trafikun ajror shqiptar/ Kontrollorët e ‘Albkontroll’ futen në grevë për uljen e pagave. 5 punonjës shkarkohen nga detyra

Më e keqja nuk ka ndodhur ende, por duket se qeveria ka hyrë në një “luftë” jo shumë të bujshme deri tani, me kontrollorët e trafikut ajror në Shqipëri.

Këtyre të fundit që prej një viti si pasojë e pandemisë u janë shkurtuar pagat me të paktën 80%, duke e bërë situatën e punës së tyre të papranueshme, në një kohë që ajo konsiderohet si një prej punëve më të vështira në botë.

Aktualisht 60 kontrollorë të “Albkontroll”, kanë hyrë në grevë këtë të martë, për shkak të 5 pushimeve të papritura nga puna, sipas tyre.

Mësohet se 5 personat e pushuar janë Flora Ndreca, Muhin Mezini, Nelton Shabani, Gentian Hodo dhe Edvin Bakiri.

Kontrollorët thonë se, u thirren direkt nga drejtuesit dhe u njoftuam për pushim nga puna, por ata refuzuan të firmosin.

Përsa i përket fluturimeve të deritanishme, në punë janë edhe 5 kontrollorë të tjerë. Por pritet që gjatë natës të ketë probleme me trafikun ajror, për shkak se nuk do të ketë kontrollorë mjaftueshëm në kullë.

Sipas kërkesës së tyre drejtuar qeverisë dhe ministrisë së Infrastrukturës, kontrollorët kanë kërkuar: “rikthimin e nivelit të pagave pasi rrogat janë ulur deri në 80%, çka ka sjellë protestat. Ajo çfarë pritet të ndodhë është se në rast se nuk merren parasysh kërkesat e tyre do të thotë që do të kemi një bllokim të trafikut ajror pasi kontrollorët nuk do të jenë në punë për të ndihmuar në uljen dhe ngritjen e avionëve.

Duhet të deklarojnë që janë të stresuar, një kontrollor i stresuar supozohet që është shkaktar i një aksidenti ajror, prandaj është një nga punët me një stres të madh”.

Ndërkohë, një ditë më parë kontrollorët kanë zhvilluar edhe një takim me Presidentin e vendit, të cilin e kanë vënë në dijeni se rrezikohet siguria kombëtare.

“Alb Controll” është e shoqërisë dhe normalisht është në autorësinë e Ministrisë së Infrastrukturës.

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *