“Kanë zgjedhur të sfidojnë kryeministrin e gabuar”, Rama: E patolerueshme që kemi humbur vaksinat dje

Kryeministri Rama ka deklaruar sot nga Gjirokastra se është e patolerueshme që për shkak të protestës së kontrollorëve të trafikut ajror, është humbur ngarkesa e djeshme e vaksinave.

Pas inspektimit të procesit të vaksinimit të të moshuarve mbi 65 vjeç, kreu i qeverisë tha se nuk ka mundësi që forcat destruktive të së shkuarës të rimarin peng të ardhmen dhe se po sfidojnë kryeministrin më të gabuar.

“Ajo që është e patolerueshme dhe e pajustifikueshme është se ne e kemi humbur ngarkesën e djeshme të vaksinave dhe kjo është realisht e dhimbshme në një kohë lufte ku çdo sekondë dhe çdo minutë vlen dhe ne nuk po lëmë sekondë pa shfrytëzuar. Një gjë është e sigurt, që nuk ka shans që forca destruktive, forca të verbra, forca të së shkuarës që duan me çdo kusht të rimarrin peng të ardhmen të na ndalin në këtë proces. I kanë bërë llogaritë gabim dhe kanë marrë përsipër të sfidojnë qeverinë dhe kryeministrin më të gabuar”, deklaroi Rama.

Kujtojmë se që nga dita e djeshme fluturimet në aeroportin e Rinasit janë bllokuar për shkak se kontrollorët kanë shpallur paaftësinë për punë dhe janë në negociata për kërkesat e tyre që lidhen kryesisht me çështjen e pagës që i është ulur.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *