“Kafen nuk e gjen si këtu” Rama me bluzat e bardha: Në Gjermani rrogat janë të larta por jetesa…

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një takim me mjekët dhe infermierët e Matit dhe Klosit. Gjatë fjalës së tij Rama u ndal edhe tek rritja e pagave.

“Mjekëve specialistë sigurisht nuk do t’u rritet paga vitin tjetër se kanë marrë këtë vit të gjithën, por të gjithë të tjerëve paga u rritet tani dhe në rrogën që do merrni tani, do keni rritjen e parë dhe pastaj prill me prill, se Ogerta tha plan dy-vjeçar, por në fakt është në harkun e një viti, prill më prill ju do të merrni edhe shtesën tjetër dhe faktikisht do t’ju rritet paga, flas për baziken, do t’ju rritet 20 mijë lekë të reja për mjekët që natyrisht varion sipas vjetërsisë, sipas orëve e të tjera. Unë kam parë që ka shumë qe marrin shumë më tepër. Do t’ju rritet 20 mijë lekë si rritje e përgjithshme dhe për infermierët 15 mijë lekë të reja” – tha Rama.

Lidhur me largimin e bluzave të bardhave drejt Gjermanisë, kryeministri u shpreh se atje rrogat janë të larta, por për shkak të jetesës së shtrenjtë nuk mbeten para për të mbyllur muajin.

“Duam që t’i japim çdo mjeku mundësinë që të ketë këtu, barabartë me Gjermaninë përsa i përket, jo asaj që merr në fillim se ajo që merr në fillim, ne nuk e arrijmë dot Gjermaninë, por të asaj që ngelet në fund të muajit  se aty matet, nuk matet te ajo që merr në fillim, se shumë thonë: hajde po iki atje se shiko sa shumë është rroga. Atje është rroga është, patjetër, por pastaj atje është “hape xhep”, atje nuk e ke shtëpinë afër, atje nuk të presin prindërit, atje shtëpinë dhe po e more do ta marrësh me nja 5 vetë të tjerë se nuk e përballon dot, etj, – që mos të flas pastaj që atje të duash të pish kafe tamam kafe, merr lekë sa të duash kafen nuk e gjen siç e gjen këtu, muhabetin në kafe pastaj harroje fare” – tha Rama.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *