I ati i Dea Mishel rrëfen përjetimet e bullizimit ndaj të bijës: E kam duruar duke pirë…

Banorja e BBV2, Dea Mishel është kritikuar ashpër jo pak herë për lojën e saj. I ati i Deas ka qenë i ftuar disa herë për ndjesitë e tij si prind dhe si e ka përjetur këtë “luftë” që i kanë shpallur vajzës së tij.

Së fundmi, Bujar Hoxha ka reaguar ashpër për bullizimin që i është bërë Deas.

Ai u shpreh se bullizimin e tmerrshëm ndaj Deas, e ka duruar duke pirë paketa cigaresh jashtë shtëpisë. Madje, sipas tij, edhe Kiara ka përjetuar një bullizim gjatë kësaj eksperience.

Këto komente u mirëpritën nga Kiara, e cila u shpreh se e shkuara tashmë nuk ka më rëndësi, por prania e Deas në finale po.

“Dea e ka nisur qetë Big Brotherin, e ka studiuar. Besoj se ka luajtur mirë me ngritjen e kohës kreshendo. Bëri një nominim shumë të fuqishëm që donte të kishte kurajo ta bëje atë nominim. Që të jemi të qartë të gjithë, çdo gjë është në kuadër të lojës. Ka pasur një bullizim të tmerrshëm për Dean, që unë e kam duruar duke pirë një paketë cigare jashtë shtëpisë. Dea është kërcënuar në mënyrë verbale.

“Do të shkel me këmbë, do të shtyp” ky është mesazhi që duhet t’i japim ne Shqipërisë, kjo është ajo që mendojmë për femrat. Ka pas një bullizim të madh kur hyri Efi dhe mua më vjen shumë keq që kam një femër në krah e cila gjykon kështu, kur 3 veta – një prej të cilëve është këtu, Kiara – i thoshin “Mos qaj. Hë do qash tani, do qash?”

Në kuadër të lojës por mua më vjen shumë keq që gjërat kanë shkuar kështu. Çfarë po ndodh? Po fiton maskilizmi dhe po shkelet me këmbë një femër që nuk ka bërë asgjë. Të gjitha femrat kanë shokë e shoqe kur janë jashtë. Ku jemi këtu, para 100 vjetësh që po i dhe dorën një mashkulli je lidhur me të? Në momentin që në këtë vend do të barazohet femra me mashkullin atëherë do të ecim para”,- u shpreh i ati i Deas.

“Edhe ajo që kam përballë (Kiara) është e bullizuar. Qoftë te loja, qoftë që nuk iu dha shumë e drejta të luante si duhej. Tani unë e them sinqerisht, ju të gjithë jeni miqtë e mi”,– vijoi ai.

“Big Brother VIP 2” finalizohet këtë të shtunë me natën finale, që premton shumë surpriza dhe emocion. Në garë për çmimin e madh janë Luiz Ejlli, Dea Mishel Hoxha, Krist Aliaj Dragot dhe Efi Dhedhes.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *