“Jemi gati”/ Manastirliu publikon videon nga Spitali Memorial i Fierit

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar sot videon nga spitali Memorial i Fierit, i cili tashmë është gati. Nëpërmjet rrjetit social ‘Instagram’, Manastirliu bashkë me Denisin, ekspert i cili ka ndjekur nga afër që nga fillimi punimet e këtij spitali, ka thënë se gjithçka është gati.

“Me Denisin që ka ndjekur nga dita e parë në këtë kantier dhe tani duke u finalizuar ky spital punimet, një ekspert i mrekullueshëm tashmë edhe i Shëndetësisë. Shumë faleminderit për punën. Jemi gati?”, shprehet Manastirliu.

“Shumë gati”, ia kthen Denisi.

“Jemi gati, super”, përfundon ministrja.

Ajo më herët ka publikuar edhe një foto të spitalit Memorial të Fierit, në rrjetin e saj social Facebook.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *