‘Je matrapaz’/ Plas keq sherri LIVE në studion e Fevzos… mes Mark Markut dhe Agron Shehajt  

Një sherr i papritur verbal ka plasur këtë mbrëmje mes deputetit të PD-së, Agron Shehaj dhe pedagogut dhe ish-deputetit Mark Marku, lidhur me situatën në të cilën ndodhet Partia Demokratike.

Të ftuar në emisionin “Opinion”, të dy janë përplasur, pasi Marku e ka akuzuar Shehajn se, i kishte bërë fushatë kryedemokratit, Lulzim Basha.

Po ashtu, Marku i është kthyer duke u shprehur se deputeti nuk duhet të vinte kurrë në krye të PD-së, duke shtuar se ishte kundër angazhimit të sipërmarrësve në politikë.

DEBATI I PLOTË NË STUDIO:

Agron Shehaj: Ça zgjidhje është kjo? Mendoj që Berisha nuk do të tërhiqet, as Basha nuk tërhiqet. Nuk besoj që do të lejoj, kur dëgjoj se nuk do mblidhet asnjë forum. Gjithsecili do ta mendojë siç ia ka qejfi. E do të fillojnë do të kapen. Berisha do i mbledhi votat. Por do të gjenin një kleçkë, jo vota falso, etj.

Mark Marku: Unë kam propozuar një kongres të jashtëzakonshëm, por për alternativa. Isha për teza për ndryshimin e PD. Berisha pse nuk e pranoi? Të mbash një Kuvend se Berisha ka një problem personal. Të gjithë e keni mbështetur Bashën. Ti nuk guxove që të dalësh kundër Bashës

Agron Shehaj: Mua leksione nuk më jep dot. Kur unë dola kundër Bashës, ti bëje fushatë për të. Ku ishe ti gjatë fushatës? Ti thoshe duhet të ndryshosh PD dhe jo kryetarin. Si ndryshohet PD, e jo kryetari!?

Mark Marku: Jo për ndryshim që të shkonte tek Basha tek ti. Po rri more tani.

Agron Shehaj: Unë e them çfarë mendoj troç për Bashën. Unë që bëra fushatë kundër Bashës?

Mark Marku: Unë mendoj që një matrapaz nuk duhet të bëhet kryetar i PD.

Agron Shehaj: Je mirë nga mendja?

Mark Marku: Po, je tregtar.

Agron Shehaj: Jam sipërmarrës.

Mark Marku: Po ik more. Nuk duhet biznesmen në politikë, je standard i ulët me Bashën dhe me çdokënd që është në PD.

Agron Shehaj: Standard i ulët je ti, se dhe dorëheqjen. Nuk ta mbajti! Pse nuk ta mbajti? Hë mo ku je. Se nuk ta mbajti. Ky mentalitet komunist…

Mark Marku: Po, është problem

Agron Shehaj: Themelo Partinë e Punës.

Mark Marku: Dy raste ka, Trump dhe Berluksoni.

Agron Shehaj: Ti nuk e ke haberin se çfarë është tregtia

Mark Marku: Të gjithë janë bixhozçi. O mashtrues.

Agron Shehaj: Nuk e kuptoj se për çfarë dreqin…

Mark Marku: Mos ngrini mite kot.

Agron Shehaj: Ti jep mend.

Mark Marku: Unë bëj shumë keq dhe jap dorëheqjen.

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *