“Janë përzënë se nuk firmosnin…”, Berisha thirrje strukturave të PD: Gjeni dhe afroni specialistët e larguar nga administratat

Kreu i PD, Sali Berisha po zhvillon mbrëmjen e sotme një takim me drejtuesit e departamenteve të PD-së.

Gjatë fjalës së tij në takim Berisha u shpreh optimist për krijimin e departamenteve në PD, duke shtuar se mbi 900 specialistë i janë bashkuar këtyre strukturave. Më tej ai ka treguar një histori të një zyrtari që u pushua nga puna, vetëm se nuk pranonte të firmoste akte vjedhjesh.

“Ju përshëndes për punën e çmuar që keni bërë. Ju siguroj se sot departamentet e PD janë më të fuqishme se asnjëherë në historinë e saj. Ato kanë zgjedhur drejtuesit e tyre me vullnetin e tyre, kanë bashkuar rreth 900 specialistë të fushave përkatëse dhe janë pa asnjë mëdyshje softi i vërtetë i programit, i qëndrimeve sipas fushave dhe qeverisjes së ardhshme të PD. Ky është detyrimi që shqiptarët të njihen, se cilat janë ekipet, që mbështesin, hartojnë, programet dhe qëndrimet e PD. Ju siguroj se së bashku këtij problemi do i japim përgjigje në javët në vazhdim. Përqendrimi ynë te departamentet, roli i tyre ka një rëndësi të jashtëzakonshme për besueshmërinë e forcës politike, për alternativat që do iu paraqesim shqiptarëve. Për afrimin gjithnjë e më të madh të specialistëve dhe ekspertëve më të mirë në këto departamente. Sot janë me qindra, në mos me mijëra specialistë të shkëlqyer të përzënë nga administrata publike, ka prej tyre dhe që i kanë shërbyer prej 20 vitesh kryeministrave, shërbëtorë dinjitozë të shoqërisë dhe të vendit, dhe përzihen për faktin se nuk firmosin për të vjedhur. Ta dini këtë. Për ne ata janë shumë të çmuar.

3 ditë më parë njihesha me historinë e njërit prej jush. 20 vite në një detyrë absolutisht të rëndësishme për ata që e konsiderojnë qeverisjen të tillë, detyrë koordinimi. Pas riorganizimeve, i shkon një hajdut me një zinxhir dosjesh në prokurori dhe i thotë; ‘Ti duhet të provohesh dhe një herë në provim se ke 20 vite pa lëvizur’. Se ky natyrisht nuk firmoste vjedhjet e tij, tenderat e tij. Dhe si përfundim ky doli nga shërbimi. Ai në vetvete ishte koordinator i shkëlqyer. Të tillë janë me qindra, me mijëra. Ju takon juve t’i gjeni, ti afroni”, tha Berisha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *