Ja çfarë thotë Gigi Hadid për Di Caprio

Një person i afërt me modelen e njohur ka shpjeguar arsyet pse nuk do të jetë kurrë me aktorin. Gigi Hadid është shumë më e fokusuar në rritjen e vajzës së saj sesa të merret me aktorin Leonardo DiCaprio.

Fotot e DiCaprios me modelen 23-vjeçare Victoria Lamas u publikuan këtë javë, por sipas raportimeve të huaja, Hadid nuk shqetësohet për to, pasi nuk ka pasur kurrë ndonjë gjë serioze me DiCaprion.

Një burim për ‘Page Six’ tha se DiCaprio dhe Hadid, teksa ishin së bashku në shtator gjatë Javës së Modës në Nju Jork, nuk donin të fillonin një lidhje. Burimi u shpreh se: “Prioriteti i Gigi-t është vajza e saj”. Modelja 27-vjeçare ka një vajzë 2-vjeçare të quajtur me ish-partnerin e saj dhe ish-këngëtarin e One Direction, Zayn Malik.

Një tjetër faktor që i bën ata të mos duan të fillojnë një lidhje serioze me njëri-tjetrin është se DiCaprio ka një orar mjaft intensiv udhëtimesh falë punës së tij.

Aktori fitues i çmimit Oscar ishte së fundmi në Miami dhe tani ndodhet në Los Angeles. “Gigi nuk ka energji për të vrapuar pas DiCaprios. Rutina e tij është e tepërt për të”, shtoi personi i afërt me Hadid.

Nga ana tjetër, motra e modeles, Bella, asnjëherë nuk e ka pranuar lidhjen e saj me  DiCaprion dhe ndoshta vendimi i Gigit është edhe për këtë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *