Ish-konkurentja e ‘Përputhen’ nxjerr veten zbuluar, pranon se ka qenë në një lidhje gjatë programit

Ndër vite, rregulli kryesor i emisionit të dashurisë ‘Për’puthen’ duket se ka qenë pikërisht që konkurentët të mos kenë takime me djemtë jashtë programit, e sigurisht as lidhje.

Emisioni i dashurisë është njohur gjithmonë për skandalet e tij, duke nisur nga ai i Teas dhe Andit që pushtoi gjithë Shqipërinë, duke vazhduar me lidhje jashtë programit të konkurentëve që supozoheshin të ishin aty për këtë arsye, për të njohur partnerin/partneren e tyre.

Së fundmi ka qenë një ish-konkurente e sezonit të kaluar të ‘Për’puthen’, e cila e ka pranuar vetë ajo, atë që sapo përmendëm më sipër. Në një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në ‘Instagram’, Antonia Gjoka i ka kthyer përgjigje një fanseje që e pyet si po i shkon lidhja e saj.

“Ne tani bëjmë 10 vite së bashku ti thua lidhja. Perfekt gjithsesi,”– ka qenë komenti i Antonias.

Epo, nuk do një llogaritje të madhe për ta kupuar që Gjoka ka hyrë në programin e dashurisë duke qenë në një marrëdhënie të konsoliduar me partnerin e saj jashtë. Nëse jo për dashurinë, që është e qartë që nuk ka marrë pjesë, duket se Antonia i shtohet listës së personazheve që ka hyrë në ‘Për’puthen’ vetëm për pak famë.

Më herët gjatë një interviste ajo tregoi se i dashuri i saj është pjesë e ekranit prej 10 vitesh, duke mos dashur t’ja zbulojë identitetin.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *