Ish-konkurentja e ‘Për’puthen’ do t’i bashkohet garës së “Dance Albania”

Dikur pjesë e një reality-show si ‘Për’puthen’, tanimë mesa duket do e shohim edhe në “Dance Albania”. Bëhet fjalë për ish-konkurenten e Për’puthen, Melisa Lleshin. Burime për ‘Kryefjala’, kanë bërë me dije se Melisa këtë të hënë do të jetë pjesë e programit të kërcimit si konkurente.

Në fakt nuk do të ishte një çudi, pasi Melisa edhe më parë në ‘Për’puthen’ është prezantuar duke bërë një kërcim sensual. Ajo shpesh herë ka deklaruar se kërcimi është pasioni i saj madje ka marrë dhe leksione kërcimi.

Kujtojmë që ish-konkurentja pas daljes së saj nga programi i dashurisë ka qenë në qendër të vëmendjes për lidhjen me Andi Shehin. Dyshja shfaqeshin kudo bashkë, derisa para disa kohësh lidhjes së tyre i erdhi fundi.

Më herët, e pyetur se cila ka qenë arsyeja e ndarjes së saj me Andin ajo deklaroi se kjo ishte më e mira për të dy.

“Sepse ishte më e mira. E kam thënë, po e them dhe do vazhdoj ta them, unë meritoj më shumë. Tani kam kohën time për muzikën, ai ka kohë për të bërë gjithë gjërat e tij dhe i uroj më të mirat”,-shtoi Lleshi.

Përpos kërcimit, Melisa prej kohësh i është futur edhe rrugës së muzikës, ku është shprehur se ka plane serioze në lidhje me këtë profesion.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *