Ish-banori i BBV, opinionisti i ri i Për’puthen?

Gazetari i njohur Ronaldo Sharka, i cili u bë shumë i dashur për publikun pas hyrjes së tij në “Big Brother Vip” së fundmi ka ndarë një lajm për ndjekësit e tij.

Përmes një postimi në Instastory, Sharka bën me dije se do të jetë në rolin e opinionistit në Për’puthen.

Nuk dihet ende nëse është një shaka nga ana e gazetarit apo do të zëvendësojë me të vërtetë opinionistin Arjan Konomi.

Ronaldo Sharka u bë pjesë e shtëpisë më të famshme dhe shumë shpejt fitoi zemrat e publikut.

Ai u surprizua brenda BBV nga babai i tij, i cili vuante nga një sëmundje e rëndë. Fatkeqësisht babai i Ronaldos ndërroi jetë disa javë më parë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *