Investigimi i ‘BOOM’/ Skandal me sigurinë ushqimore! Supermarketet fshijnë rregullisht datat e skadencave në produkte. AKU-ja është zhdukur

Duke përfituar edhe nga stina zgjedhore ku si gjithmonë dalin jashtë funksionit të gjitha institucionet shtetërore dhe ligjore, supermarketet janë mbushur plot me ushqime të skaduara por me data të “rregulluara”.

Sa të sigurta janë produktet që konsumojmë, është pyetja që shqiptarët e bëjnë sa herë, por që nuk gjen përgjigje. Emisioni “Boom” bëri një vëzhgim në supermarkete dhe tregje, si dy ambiente ku qytetarët furnizohen me produkte ushqimore.

Në supermarkete “BOOM” provoi se sa të sigurta janë datat e skadencave në produkte.

Me një të prekur të lehtë mbi datën e skadencës, ajo arrin të fshihet lehtësisht sikur nuk ka qenë aty.

Dhe ajo çka e bën shqetësues faktin është se  prova u në mbi produkte për fëmijë, në bulmet si qumësht kot, apo edhe nënprodukte mishi si sallami.

Po çfarë parashikon ligji?

Vendimi nr. 434 i datës 11, 7, 2018 i AKU

“Neni 13, Pika 1 Paraqitja e veçorive të  detyrueshme

Informacioni  ushqimor i detyrueshëm  shënohet në një vend të dallueshëm , në mënyrë të tillë  që të jetë lehtësisht i dukshëm, qartësisht i lexueshëm  dhe të mos fshihet. Në asnjë mënyrë ai nuk duhet të jetë i fshehur, i errësuar të kufizohet apo të ndërpritet nga ndonjë material tjetër i shkruar, imazh apo element ndërhyrës.

Pra  prova jonë mbi produktet ushqimorë në markete, tregoi se këto produkte janë në kundërshtim me ligjin pasi data e skadencës fshihet kollaj.

Boom bëri një vëzhgim edhe në tregje të kryeqytetit, ku mund të blesh qumësht i cili kishte orë që qëndronte në diell, bulmet si gjalpë gjizë, pra produkte qumështi  në ambient të hapur jashtë kushteve higjieno-sanitare.

Ndërkohë, AKU bën me dije se data e skadencës është ndër më të rëndësishmet dhe duhet të mos fshihet, por të mbetet ashtu sikurse e ka vënë prodhuesi.

“VKM 434 e 2018 parashikon kërkesat bazë që duhet të përmbajë një etiketë ushqimore. Për shembull emri i produktit, lista e përbërësve, kemi datën e skadencës që është ndër më të rëndësishmet. të gjithë të dhënat  nuk duhet të mos lëvizin kur e prekim me gisht. Data e skadencës duhet të shënohet dhe është kushti kryesor dhe normalisht ajo nuk duhet të fshihet”.

/Burimi: OraNews/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *