INVESTIGIM XII/ Si firmosnin dhe vulosnin noteret Majlinda Demollari dhe Edlira Malaj kontratat mashtruese të ‘Fondit Besa’ pa praninë e klientit dhe pa qenë as vetë në Shqipëri

Nuk kanë fund çudirat me “Fondin Besa”, i cili edhe pse një institucion mikrofinance në vend, ka funksionuar si një fondacion piramidal duke përfshirë në skemën e tij edhe disa nga bankat e nivelit të dytë në vend.

Sot “Priza.al” ka mësuar se nga “Fondi Besa” dhe në drejtim të tij bëheshin me dhjetëra transaksione bankare, kjo gjatë viteve 2018-2020, ku në lojë kanë qenë disa noterë të njohura në Tiranë dhe rrethe.

Këto noterë gjatë kësaj kohe grumbullonin nga sekserët e “Fondit Besa” por edhe nga punonjës të tij, dosje të tëra me dokumentacione dhe të dhëna nga klientë të ndryshëm, por që në fakt ata nuk ishin aspak në dijeni dhe as të pranishëm.

Noteret “prestigjatore” mbushnin dhe plotësonin si të “sakta” dokumentet e pronësisë, dorëzanisë, kolateralit dhe ato të kredive, duke mbushur shkresat sikur klientët ishin vetë të pranishëm dhe në dijeni të plotë të asaj që po bënin.

Nga ana tjetër, vetë viktimat e kësaj skeme mashtrimi e kanë pohuar për “Priza.al” një gjë të tillë, madje kanë shtuar se pa qenë fare të informuar dhe pa pasur njohje, janë marrë vet nga noterët që i thërrisnin të paraqiteshin pranë zyrave të tyre.

Noteret “prestigjiatore”

Notert Majlinda Demollari dhe Edlira Malaj, janë vetëm emrat e dy prej shumë noterëve që kanë bërë lojëra me dokumentet dhe të dhënat personale të viktimave të “Fondit Besa”.

Ato duke pasur në dorë dokumente personale të siguruara nga rrjeti i sekserëve, bënin plotësimin dhe përpilimin e të gjitha shkresave të nevojshme për një dosje kredie, që ajo të dukej sikur ishte bërë e “saktë” dhe me dëshirën dhe vullnetin e vetë klientit.

Burimet i kanë thënë “Priza.al” se shumë dokumente me të dhëna personale tek noterët silleshin edhe nga punonjës të BKT-së apo “Credins Bank”, të cilët ishin edhe bashkëpunëtorë të “Fondit Besa” njëkohësisht, kundrejt marrjes së pjesë së fitimit.

Por sipas burimeve konfidenciale nga “Fondi Besa”, noteret Majlinda Demollari dhe Edlira Malaj, “ishin dy prej më të preferuara të Fondit. Kjo pasi me këto notere noterizoheshin kontrata edhe kur ato ishin me pushime jashtë vendit gjatë muajve korrik dhe gusht”.

Kjo për të vetmen arsye se ishin të besuarat e pronarit të Fondit, Bajram Muçës por dhe njëkohësisht edhe kur duhej të bëhej rifinancim kredie.

Pikërisht dokumentet e kredive të mëdha bëheshin te këto notere sepse Edlira Malaj bënte dhe aplikimet për bllokimet e shpejta, pasi kishte vëllain e saj zv.drejtor Hipoteke, Erjon Galanxhin”.

Burimet shtuan më tej se, “ndërsa ‘Fondi Besa’ te Majlinda Demollari i çonte dokumentet sepse e dinte shumë mirë që Majlinda nuk i kushtonte rëndësi prezencës së klientëve. Kjo edhe nga mirëbesimi, por edhe nga paratë që merrte…”.

Sipas burimeve, “Këto veprime ‘Fondi Besa’ nuk i ka bërë vetëm vitet e fundit. Por për të mbajtur rezultatin e mirë në lidhje me kreditë, i ka bërë që kur ka pasur zyrat në ‘Rrugën Fortuzi’”.

Por edhe pse është e ndaluar me ligji që të firmoset dhe vuloset në emër të klientëve te noterët kur klientët nuk janë prezent apo dhe kur vet noteri nuk është i pranishëm, duket se ligji me dy standarde ka vijuar edhe në këtë pjesë.

Për më tepër do t’ju informojmë edhe në ditët në vazhdim rreth këtij skandali dhe veprimeve të paligjshme që janë bërë duke mashtruar kështu mijëra individë në të gjithë vendin.

Vijon… /Priza.al/

Ky artikull është ekskluziv i “Priza.al”, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Priza.al” dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *