INVESTIGIM 28/ Pseudonime ‘007’ dhe email-e ‘filanfisteku’… Si mësohen punonjësit e ‘Fondit Besa’ të mashtrojnë në emër të klientëve    

Nëse keni aplikuar dikur apo së afërmi për një kredi sado simbolike pranë “Fondit BESA” mos u çudisni në se nuk ju mbarojnë telashet dhe problemet. Por nëse keni ndër mend që të aplikoni aty për një kredi, më mirë mos e bëni…

Kjo është një këshillë miqësore që vjen pasi jemi konsultuar dhe kemi marrë dëshmitë e dhjetëra klientëve tashmë të “Fondit Besa”. Ju nuk mund ta besoni, por që të jesh një punonjës i këtij institucioni mikrofinancimimi, nuk ka asnjë rëndësi nëse ke mbaruar fakultetin Ekonomik ose jo, apo ke një formim dhe eksperiencë në sektorin bankar.

Për të qenë pjesë e stafit të “Fondit Besa” më parë duhet të jesh i aftë: 1) të mashtrosh pa t’u dridhur qerpiku; 2) të jesh i aftë të mohosh çdo gjë qe ke thënë sy për sy; 3) t’ia fusësh edhe të afërmit tënd, mjafton të arrish objektivin e ngarkuar; 4) të jesh në gjendje që të pavërtetën ta bësh të vërtetë dhe anasjelltas.

Këto kritere nuk është se i kemi shpikur ne, por i pranojnë vet punonjësit e “Fondit Besa” që nuk duan të identifikohen, si dhe klientët viktima të këtij institucioni, dokumentet e të cilëve i kemi në dispozicion ekskluzivisht.

Por një tjetër burim i pakundërshtueshëm në lidhje me skema të caktuara mashtrimi apo manipulimi, siç janë vjedhja e të dhënave personale, apo tjetërsimi i adresave apo dokumenteve të klientëve, tashmë me anë provash hetimore nga Policia e Shtetit, “Priza.al” e posedon gjithashtu.

Dokumentet e hetimit policor

Në dokumentet që do t’u paraqesim sot, të cilat “Priza.al” i janë vënë në dispozicion ekskluzivisht nga klientë të dëmtuar prej “Fondit Besa”, del qartë se punonjësit e këtij institucioni kanë qenë të përgatitur thuajse të gjithë me të njëjtat metoda.

Jo vetëm prej çiftit të juristëve nga Tirana, por edhe prej të tjerë klientësh dëshmitë e të cilëve i kemi botuar më herët, del qartë implikimi i punonjësve të Fondit me trafikimin e të dhënave personale si në sportele bankash, me noterë të caktuar dhe po ashtu edhe në faqet publike ku vihen në dispozicion të dhëna personale, siç është rasti i “e-Albania”.

Sot do t’ju tregojmë më me detaje se si në rastin më të fundit që “Priza.al” po trajton, atë të kredisë së juristes Fatjona Male, pikërisht nga oficerja e kredisë së “Fondit Besa”, Flutura Çuka, asaj i ishin vjedhur të dhënat personale që në momentin e aplikimit për kredi, pa dijeninë e saj, dhe kishte nisur procedura e tjetërsimit të të gjithë dosjes së kredisë.

(Oficerja e kredisë së ‘Fondit Besa’, Flutura Çuka)

Mënyrën e tjetërsimit të dokumenteve për klientët që merrnin kredi, me qëllim ngarkimin e tyre me këste, kamata dhe komisione pa fund, për të dyfishuar të paktën shumën e kredisë, për “Priza.al” e kanë konfirmuar më herët edhe punonjës të vet “Fondit Besa” në dëshmitë e tyre ekskluzive dhënë për ne.

Kjo procedurë ka prekur edhe klienten Fatjona Male, e cila pas marrjes së kredisë prej 60 mijë eurosh në vitin 2018 pranë “Fondit Besa”, u fut në një skemë mashtrimi pa fund dhe tjetërsimi të dhënash, prej të cilës ende nuk ka mundur të dalë, edhe pse çështja tashmë është në dorë të gjykatave.

Por vërtetësinë e hapjes së procedurave të rreme dhe vjedhjes së të dhënave personale nga punonjësit e “Fondit Besa”, që në vetvete përbën një vepër penale, e konfirmon hetimi i sektorit të Krimit Kibernetik në Drejtorinë e Policisë së Tiranës (dokumentet).

No description available.

No description available.

No description available.

Si oficerja e kredisë Çuka, vidhte të dhënat duke e përfyturuar veten si ‘007’

Tingëllon si e pabesueshme, por mund të marrë edhe doza humori, sjellja prej “hajduteje delirante” (e detyruar nga rrethanat), e oficeres së kredisë së “Fondit Besa”, Flutura Çuka, e cila në mënyrë tinzare dhe pa asnjë lloj autorizimi kishte vjedhur të dhënat e klientes së saj, Fatjona Male.

No description available.

(Juristja Fatjona Male)

 

Këtë gjë vet punonjësja e “Fondit Besa”, e ka pranuar me gojën e saj në raportin dhënë për oficerin e policisë së shtetit, kur është marrë në pyetje për adresën e vjedhur në “e-Albania”, në emër të klientes.

Por ajo që është më e çuditshme, por edhe më komike në gjithë këtë skandal, është fakti se si oficeres së kredisë Flutura Çuka, i dukej vetja si një “agjente sekrete” ose një “James Bond-i” version femër, kur bënte gjithë allishverishet me të dhënat personale të klientes Male.

Këtë e tregon adresa e email-it që ajo kishte hapur [email protected], për të bërë gjithë veprimet në portalin “e-Albania”. Por padashur “007-ës” së “Fondit Besa” na i kishte shpëtuar një pakujdesi në aplikim ku në plotësimin e të dhënave në portalin “e-Albania”, Flutura Çuka, kishte vendosur numrin e saj tëë celularit, konkretisht “0676470494”.

No description available.

No description available.

Mjaftojë kaq që oficerët e Policisë së Shtetit në sektorin e Krimit Kibernetik, të gjenin të gjitha veprimet dhe aplikacionet se sa herë dhe kur punonjësja e “Fondit Besa”, Flutura Çuka, kishte bërë veprime të paautorizuara në emër të klientes së saj Fatjona Male.

Për këtë të fundit të njëjtat evidentime i ka dhënë edhe AKSHI në materialet që ka përgatitur për Policinë e Shtetit dhe në zbardhjen e të dhënave që ka bërë kur vet juristja Fatjona Male është paraqitur personalisht për të rimarrë në posedim adresën e saj që përdorej pa leje nga Flutura Çuka.

No description available.

Rastet përsëriten pa fund brenda “Fondit Besa”

Oficerja e kredisë së “Fondit Besa”, Flutura Çuka, nuk është një rast i vetëm i izoluar dhe fatkeq. Si ajo janë thuajse të gjithë oficerët e kredive, përgjegjësit e zyrave, drejtorët e degëve dhe deri tek drejtorë të lartë në institucionin e mikrofinancës së Bajram Muçës.

Edhe pse disa kohë më parë në një mbledhje vet presidenti i “Fondacionit Besa”, i nderuari Muça, kërkoi nga vartësit e tij “zbatim rigoroz të ligjit”, duket se është e pamundur që të shmangësh “procedurat standarde” mbi të cilat duket se është ngritur dhe funksionon vetë “Fondi” në marrëdhënien me të tretë.

Fakti që emrat e shumë drejtorëve, apo oficerëve të kredive, emrat e sekserëve, apo noterëve, si dhe procedurat standarde të mashtrimit, tjetërsimit, apo aplikimit, janë të njëjta për shumë klientë (dëshmitë e të cilëve janë publikuar në “Priza.al”), tregon se kemi të bëjmë me një organizatë apo skemë të mirëstrukturuar abuzive dhe deri kriminale.

Kjo, pasi mashtrimi në përmasa dhe në shuma të mëdha parash, apo edhe dyshimi për veprimtari të pastrimit të parave, si dhe forma thuajse e njëjtë e zhvatjes dhe rëndimit të klientëve, tregojnë qartë dhe në mënyrë të rikonfirmuar për atë që Prokuroria dhe Gjykata kanë frikë t’i vënë emrin deri tani, por që përbën aktivitet të pastër kriminal.

U desh dëshmia e dy juristëve të rinj nga Tirana, me fakte dhe dokumente, që po duan t’i shkojnë deri në fund këtij mashtrimi, që edhe një herë “Priza.al” të zbardhë atë që në fillim kemi denoncuar për “Fondin Besa”.

Por deri tani “Fondi Besa” me anë të noterëve, apo edhe prokurorëve si Ylli Bashaj, apo edhe gjykatës të caktuar, ka arritur t’i shmanget mirë përballies me shtetin dhe ligjin.

Në ditët në vijim do të sjellim fakte dhe prova të reja rreth këtij mashtrimi, si dhe të personave të tjerë që janë implikuar aty.

Vijon…/Priza.al/

Ky artikull është ekskluziv i “Priza.al”, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Priza.al” dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *