I vodhi sende me vlerë motrës së tij, shpallet në kërkim 39-vjeçari

Policia e Vlorës ka shpallur në kërkim shtetasin me  F.G, 39 vjeç, banues në Lezhë pasi dyshohet se ka vjedhur sende me vlerë në banesën e motrës së tij në qytetin e Vlorës.

Njoftimi i policisë:

DVP Vlorë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin F. G., 39 vjeç, banues në Lezhë, pasi dyshohet se ka vjedhur disa sende me vlerë, në banesën e motrës së tij, në Vlorë.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *