Kamëz/ Plas sherri mes dy nxënësve, plagoset me thikë 15-vjeçari

Një sherr që ka degraduar në përdorimin e armëve të ftohta ka sjellë plagosjen e një 15 vjeçari në Kamëz.

Blutë bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në ambientet e jashtme të shkollës “Ahmet Zogu”, ku janë kofliktuar dy nxënës shkolle, dhe gjatë konfliktit shtetasi K. Gj., 18 vjeç, dyshohet se ka goditur me thikë një 15-vjeçar.

i mituri është dëmtuar lehtë në krah.

Më datë 16.05.2023, në Kamzë, në ambientet e jashtme të shkollës “Ahmet Zogu”, janë konfliktuar dy nxënës shkolle, dhe gjatë konfliktit shtetasi K. Gj., 18 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës një 15-vjeçar, i cili si pasojë është dëmtuar lehtë në krah.

Autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *