I varur nga pornografia, Kanye West tregonte para ish-punonjësve imazhe intime të Kim Kardashian

Kanye West është përfshirë në një skandal. Ish-punonjësit e tij tregonin se reperi u ka treguar stafit imazhe nudo të ish-bashkëshortes së tij Kim Kardashian. Dikush tha se West i tregoi atij një foto të qartë të yllit të realitetit televiziv, gjatë një interviste pune në vitin 2018.

“Gruaja ime sapo ma dërgoi këtë”, dyshohet se i tha reperi teksa kishte nxjerrë foto shumë personale të Kardashian në telefonin e tij. Një tjetër ish-punonjës thotë se 43-vjeçari tregoi video eksplicite të Kardashian, e cila bëri kërkesë për divorc në vitin 2021.

Nga ana tjetër, thuhet se West nuk kishte frikë të shfaqte imazhe personale dhe të fliste për situata që duheshin mbajtur private. Reperi ka folur më herët për “varësinë e tij ndaj pornografisë”, duke thënë se kjo gjë i “shkatërroi” familjen.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *