Aksident me vdekje në Shijak, motori përplaset me trafikndarësen e rrugës

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Shijak gjatë mesditës së sotme, teksa ka humbur jetën një 40-vjeçar. U mësua se viktima ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe është përplasur me trafikndarësen e rrugës.

Policia thekson se ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i Policise:

Aksidenti ndodhi rreth orës 13:00, në fshatin Rrotull, Shijak, shtetasi B. B., rreth 40 vjeç, duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe është përplasur me trafikndarësen e rrugës.

Si pasojë e përplasjes, shtetasi B. B. ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *