I shpallur në kërkim ndërkombëtar, Gjykata e Durrësit lë në burg rusin Denis Borisov

Gjykata e Durrësit dha vendimin për shtetasin rusin Denis Borisov  mësohet se Gjykata ka lënë në burg Borisov i cili u kap disa ditë më parë në qytetin bregdetar. Gjykata vendosi që Borisov të ekstradohet në Gjermani, ndërsa tani pritet edhe dosja nga autoritetet gjermane.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjermania, pasi ishte i përfshirë në grupe trafikimi droge. Denis Borisov dyshohej se tregtonte sasi të konsiderueshme të lëndëve narkotike si kokainë dhe mariuanë në zonën e Memingen, Kempton duke ndarë detyrat midis tyre.

Brenda grupit i dyshuari Berkman kishte rolin e furnizuesit e organizuesit dhe siguronte lëndët narkotike. Denis Borisov kishte rolin e kontaktit kryesor dhe ndërmjetësuesit me Berkman duke u koordinuar me njëri tjetrin që të kujdeseshin për pagesat dhe parapagimin e lëndëve narkotike. I dyshuari tjetër Kohl, dyshohet të ishte shpërndarësi kryesor i lëndëve narkotike.

Njoftimi i Gjykatës:

Denis Borisov u kap në ambientet e një hoteli në rrethrrotullimin e Durrësit nga FAST Albania gjatë operacionit në bashkëpunim me DVP Durrës, Interpol Tirana dhe Interpol ëiesbaden,Gjermani.

28-vjeçari lindur në Rusi dhe rezident në Gjermani ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet gjermane, pasi Gjykata e Kempten, Bavari, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, parashikuar nga Kodi Penal gjerman. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol ëiesbaden,Gjermani, vijon punën për ekstradimin e tij drejt Gjermanisë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *