Aksident i rëndë në aksin Burrel-Rrëshen, plagosen 5 persona

Një aksident i rëndë  ka ndodhur ditën e sotme në aksin Burrel-Rrëshen.

Një mjet tip “Pasat” është përplasur me një kamion të tonazhit të rëndë në vendin e quajtur Pujkë.

Si pasojë e përplasjes janë lënduar 5 personat që ndodheshin në automjet, të cilët janë dërguar në spitalin e Burrelit për të marrë ndihmën e parë.

Shofer dhe pasagjerja në vendin e parë kanë pësuar lëndime më të rënda dhe janë dërguar në spitalin e Traumës për ndihmë më të specializuar mjekësore.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *