I plagosur në ‘Don Bosko’ mbeti edhe vëllai e daja i viktimës, 41-vjeçari me precedent për trafik droge në Itali

Një nga të plagosurit me armë zjarri në një lokal në “Don Bosko” është edhe daja i viktimës, Erion Çela. 41-vjeçari me emrin Edmond Crroj zbulohet se është person me precedent për trafik droge në Itali.

Si pasojë e të shtënave humbi jetën Erion Çela rreth 35-vjeç dhe u plagosën Azbi Selimaj, 19 vjeç, Edmond Crroj, 41 vjeç. Blerim Çela, 28 vjec, Arben Dani 46 vjec.

Blerim Çela është edhe vëllai i viktimës, ndërsa i plagosuri tjetër, Azbi Selimaj 19 vjeç ishte kamarieri i lokalit.

Makina e autorëve dyshohet se ka ardhur nga zona e Spitalit të Traumës drejt lokalit, më pas, nga mjeti tip “Benz” janë lëshuar dhjetëra plumba kallashnikovi në drejtim të tavolinës ku ndodheshin viktima dhe të plagosurit. Këta të fundit dyshohet se kishin lidhje të afërta familjare mes tyre. Pas krimit, autorët janë larguar po nga drejtimi që kanë ardhur e më pas kanë humbur gjurmët mes lagjeve të Laprakës.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *