I grabitën kambistit 30 mln lekë tek “Rruga e Kavajës”/ Një prej autorëve: U pagova vetëm për të marrë paratë

Detaje të reja janë hedhur në dritë në lidhje me grabitjen e kambistit tek “Rruga e Kakavajës” në Tiranë. Kambistit i morën 30 mln lekë. Një prej autorëve ka thënë se e kanë paguar vetëm për të marrë paratë. Ngjarja ndodhi më 4 maj, ku të 3 personat i vodhën me dhunë lekët punonjësit të valutës.

Roni Spaho është një prej të arrestuarve në lidhje me grabitjen e ndodhur para pak ditësh te “Rruga e Kavajës”. Gjykata dha masën e sigurisë “arrest me burg” për Spahon, pasi në ditën që ndodhi grabitja, është kapur me një shumë prej 30 milionë lekësh të vjetra, teksa po shkonte t’i merrte në vendin që i kishin lënë.

Roni ka thënë se s’ka lidhje me ngjarjen, por do të paguhej vetëm për të marrë paratë ku ishin fshehur. Ndërkohë që nga ana e prokurorisë, dyshohet se ai ka qenë informatori.

Kujtojmë këtu se Roni Spaho është një emër me precedentë të theksuar kriminal, në fushën e vjedhjes. Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Roni Spahon, i arrestuar për grabitjen me dhunë në bashkëpunim në “Rrugën e Kavajës”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *