“I dhashë duart bastardit” – Ndarja konfliktuale e moderatores shqiptare, me të dashurin!

Moderatorja Roza Lati është një nga personazhet më të rëndësishëm të “Big Brother VIP 3”. Me natyrën e drejtëpërdrejtë që ajo ka, Roza ka folur edhe për jetën e saj private. Teksa ka zbuluar se është ndarë nga partneri, ajo ka treguar detaje nga lidhjet sentimentale që ka pasur.

Prezantuesja ka folur me banorët e tjera për partnerin e saj, për të cilin thekson se e do me kostum dhe jo me streçe, duke thumbuar kështu këngëtarin Stine, me të cilin ka qenë e lidhur disa vite më parë. Po ashtu, ajo deklaron se nuk e do partnerin të famshëm, pasi sipas saj fama të jep shumë presion.

“Zemra ime, unë nuk dua çuna VIP-a, le të jemi ne gocat VIP-at e shtëpisë, ylli i shtëpisë jemi ne femrat. Dy yje në shtëpi, kush do kërkojë famë më shumë? Unë jam pak tradicionale në këtë pjesë. Nuk merrem me çuna ekrani. Jam marrë unë njëherë me një këngëtar kur isha 17- vjeçe. Dashuria ishte e madhe, por fama të jep shumë presion. E pashë si ishte lidhja me një të famshëm edhe unë nuk merrem me të famshëm. Kam qejf që burri të jetë me kostum, jo me streçe”, tha ajo.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *