I bën të gjithë për të qeshur, por Will Smith rrëfen të vërtetat tronditëse: Kam menduar vetëvrasjen!

Gjatë regjistrimit të një serie në YouTube rreth fitnesit dhe humbjes së peshës, aktori Will Smith pranoi se kishte menduar të kryente vetëvrasje.

‘Ky filloi si një udhëtim për të arritur formën më të mirë të jetës sime,’- tha aktori në trailerin e ‘Best Shape of My Life’, në të cilin ai synon të humbasë 20 kilogramë në 20 javë.

Aktori 53-vjeçar shihet në trailerin e serialit duke shkruar kujtimet e tij, duke u ushtruar dhe i ulur rreth një tavoline me fëmijët e tij Trey, 28 vjeç, Willow, 20 vjeçe dhe Jaden, 23.

Smith dëgjohet të thotë në trailer se filmimi i shfaqjes bëri që ai të zbulonte shumë gjëra të fshehura për veten e tij.

‘Kur fillova këtë shfaqje, mendova se po hyja në formën më të mirë të jetës sime fizikisht, por mendërisht isha diku tjetër. Përfundova duke zbuluar shumë gjëra të fshehura për veten time. Ishte e vetmja herë në jetën time që kam menduar ndonjëherë vetëvrasjen,’ -tha ai.

Nuk është e qartë se kur aktori i pati këto mendime për vetëvrasje. Megjithatë, kjo do të sqarohet kur të publikohet seriali, që do të jepet premierë më 8 nëntor. Ai u shfaq i emocionuar në një pjesë tjetër të trailerit, i ulur rreth të njëjtës tavolinë.

 

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *