I akuzuar për vjedhje, pranga 36-vjeçarit shqiptar në Greqi

Një 36-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë greke, pasi akuzohet se i grabiti çantën një gruaje.

Gjithçka ka ndodhur të premten pasdite në Acharnes, kur 36-vjeçari iu afrua me motor një gruaje 58-vjeçare me qëllim që t’i rrëmbejë çantën. Ajo i ka bërë rezistencë, për pasojë ka rënë në rrugë dhe është plagosur.

36-vjeçari është zhdukur me çantën në duar, megjithatë efektivët e policisë së ekipit të DI.AS. e kanë pikasur në një rrugë të zonës dhe e kanë dërguar në repart, ku 58-vjeçarja e ka njohur dhe kështu është arrestuar.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *