Dhunuan të afërm, arrestohen dy persona në Vlorë

2 persona kanë rënë në prangat e policisë së Vlorës të akuzuar për dhunë. Një 37-vjeçar u arrestua pasi dhunoi të dashurën e tij. Ndërkohë u arrestua edhe një 56-vjeçar, pasi ka shkuar në banesën e nënës së tij dhe më pas e ka dhunuar.

Njoftimi i policise:

DVP Vlorë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin M. H., 37 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj të dashurës së tij.

Po nga këta specialistë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I. A., 56 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, ka shkuar në banesën e nënës së tij dhe ka ushtruar dhunë ndaj saj.

Gjithashtu, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë u bë ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim L. Z., 30 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *